FSK shpëton katër qytetarë në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës

Njësia e Kërkim – Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka arritur të shpëtoi dhe evakuoi katër qytetarë.

Kjo ka ndodhur në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

“Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të Shoqatës Alpiniste “Gjeravica”, njëri prej të cilëve ishte i lënduar e të cilit iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimin profesional.

Njësia e FSK-së, operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit Lokal, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim -Shpëtimit Malor “Peja””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Operacion i suksesshëm i kërkim-shpëtimit malor- shpëtohen dhe evakuohen 4 qytetarë.

Njësia e Kërkim -Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës. Operacioni, në kushte nate dhe terren të vështirë, u zhvillua, duke filluar mbrëmë prej orës 23 e duke përfunduar suksesshëm sot në orët e hershme të mëngjesit me kërkimin, shpëtimin dhe evakuimin e katër personave. Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të Shoqatës Alpiniste “Gjeravica”, njëri prej të cilëve ishte i lënduar e të cilit iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimin profesional.

Njësia e FSK-së, operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit Lokal, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim -Shpëtimit Malor “Peja”.

Angazhimi vetmohues dhe profesionalizimi i lartë i pjesëtarëve të njësive të Kërkim- Shpëtimit të FSK-së, si edhe njësive tjera, dëshmohen në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë në shërbim të qytetarëve tanë.