Organizata joqeveritare “Koha” organizon debat publik në Klinë

Ftohen qytetarët e Komunës së Klinës dhe Istogut, të premtën me 7 shkurt, në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë prej orës 10:00 që të marrin pjesë në #DebatinPublik me #DeputetëteKuvendittëKosovës i cili organizohet nga #OJQKOHA me mbështjetje të #InstitutitDemokratiktëKosovës me temë “Rritja e Transparencës dhe Llogaridhënies ndaj Zgjedhësve” në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes,Transparencës dhe Llogaridhënies në Kosovë” e financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF).

Debati ka për qëllim të promovoj bashkë- bisedimin në mes të deputetëve të rajonit të Klinës dhe Istogut,përfaqësueseve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës, me synim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe fuqizimin e komunikimit qytetarë.

Për më tepër, gjatë debatit, do të prezantohet raporti “Iniciativat qytetare që presin mbështetjen e Kuvendit” i cili është një përmbledhje e kërkesave dhe rekomandimeve të qytetarëve të dala nga diskutimet publike me deputetë të legjislaturës së VI-të në 11 Komuna të Kosovës përfshirë ketu dhe Komunën e Klinës.

Mos mungoni, bëhuni pjesë e diskutimit dhe forcë e ndryshimeve pozitive!