Zyrtari policor e shkel këmbësoren në Istog, kjo është gjendja e saj

Ka ndodhur dje një aksident trafiku në fshatin Kavrogë të Istogut rreth orës 13:00,

Një person gjatë vozitjes, nga pakujdesia ka goditur një femër e cila është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Gazeta mëson se vozitësi që e goditi këmbësoren është një zyrtar policor.

Ndërsa sipas burimeve brenda Spitalit të Pejës, viktima është jashtë rrezikut për jetë