Qeveria shpall gjendje emergjente

Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha insitutcionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë ëshë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente.

Lajmi ParaprakHoti: Shpresojmë që përhapja e koronavirusit të mos jetë e madhe