Detaje për katër të infektuarit e fundit me koronavirus

Pavarësisht se u ndërmorën masa të shumta, numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Nga Instituti Kombëtarë Shëndetësorë Publik i Kosovës u theksua se nga data tetë deri më sot janë testuar 241 mostra të dyshimta me këtë virus.

Nga ta nëntë rezultuan pozitiv.

Nga katër rastet e konfirmuara sot, tri janë nga komuna e Malishevës që të tre persona ishin në kontakt të një pacienteje të diagnostikuar pozitiv me datën 4, raporton Indeksonline.

Kurse rasti tjetër i konfirmuar sot është nga komuna e Podujevës, i gjinisë mashkullore, në moshë 62 vjeç i ardhur direkt nga Italia me datën pesë të këtij muaji nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’./