Kamioni godet veturën në Malishevë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Malishevë, në rrugën transit.

Klina Info mëson se një kamion ka goditur një veturë, ku kanë qenë dy persona brenda që kanë mbetur të lënduar.

Policia dhe njësitet përkatëse po merren me rastin.