Arrin në 100 mijë numri i të infektuarve nga koronavirusi

Virusi vdekjeprurës  COVID-9 (koronavirus) e ka përfshirë gjithë globin, ndërsa numri i të prekurve ka tejkaluar shifrën 100 mijë dhe u ka marrë jetën mbi 3 mijë të tjerëve.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, zyrtarët e shëndetit në Kinë ngritën alarmin për disa raste të një virusi të pazakontë të pneumonisë në Wuhan, ndërsa më vonë Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale.

U raportua se një numër i njerëzve të goditur nga ky virus shkatërrues kanë qenë duke punuar në tregun e detit Huanan, i cili ishte mbyllur të nesërmen.

Koronavirusi i cili origjinën e ka në Kinë u përhap si “zjarr i egër”, ndërsa më 11 janar u raportua viktima e parë.

Kujtojmë se koronavirusi tani është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës dhe nga përhapja e tij në të gjithë globin ka pasur 3 mijë 383 vdekje, ndërsa qeveritë në mbarë botën kanë frikë nga një pandemi globale. /Klinainfo/