Kadri Veseli do të tërhiqet nga kreu i PDK-së

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe publicisti Liri Loshi, thotë se Kadri Veseli do të tërhiqet nga kreu i PDK-së.

Loshi thotë se ia njeh moralin Veselit, por e shpreh edhe një problem.

Sipas tij, problemi do të jetë me siç i quan ai, servilët që po e vrasin PDK-në.

“Kadri Veseli do të tërhiqet nga posti i liderit të PDK-së. Ia njoh unë moralin. Problemi do të jetë me servilët që do t’i thonë: aman, mos na le shef. Je i madh, pa ty s’kemi ku shkojmë!

A ka kush kujdeset për servilët që po e vrasin PDK-në?”, shkruan Loshi.