Nga data tetë deri më sot u testuan 241 mostra të dyshimta për koronavirus

Nga data 08.02.2020 deri me 15.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 241 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntë (9)prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Krahas pesë rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 15/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe katër raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: tre raste nga Komuna e Malishevës,që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti tjetër është nga Komuna e Podujevës, i gjinisë mashkullore, me moshë 62 vjeç i ardhur direkt nga Italia më 05.03.2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Nga data 08.02.2020 deri me 15.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 241 mostra të dyshimta në virusin ARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive./