Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar tre pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe dy me COVID-19.

Kështu tha në një prononcim, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj i cili po ashtu tha se gjendja e tyre është stabile.

Vishaj gjithashtu theksoi se situata në Klinikën Infektive është e qetë.

“Për momentin të hospitalizuar kemi tre pacientë me AH1N1 dhe dy me COVID-19. Situata është e qetë”, ka thënë Vishaj.