6 vjet e nëntë muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës në rastin e Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit të gjetur fajtoir për mashtrim.

Që të dyve iu janë dhënë gjashtë vjet e nëntë muaj burg, tre vjet e nëntë muaj për Hashimin, ndërkaq tre vjet për Rexhepin.

“Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës material”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

“Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve, ashtu siç parashihet me ligj”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Gjykatës së Apelit:

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në rastin e të akuzuarve Rr.H. dhe K.R.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 03.04.2020, është vërtetuar.

Me anë të këtij aktgjykimit të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim”  nga neni 261, paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).  I akuzuarin RR.H. është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari  K.R.  me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.

Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve, ashtu siç parashihet me ligj.