Të mërkurën seanca statusore ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit

Të mërkurën do të mbahet seanca e parë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit,

Gjykatësi i procedurës paraprake ftoi të katër të akuzuarit në rast, si dhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë pjesë në këtë konferencë më 18 nëntor duke filluar nga ora 11:00.

Në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.

Kujtojmë që të katër të akuzuarit u paraqitën para Gjykatës Speciale javën e kaluar dhe u deklaruan të pafajshëm.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit