Mehaj ndan mirënjohje për familjen e Adem Demaçit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndarë sot mirënjohje për familjen e Adem Demaçit.

Mehaj në një postim në “Facebook” ka shkruar se Demaçi është frymëzim i përhershëm.

“Vigani i Kombit, Adem Demaçi ishte, është dhe do të jetë frymëzimi ynë i përhershëm. Sot isha i nderuar që në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të ndajë mirënjohjen për Familjen Madhështore të Simbolit të Qëndresës sonë Kombëtare për Liri dhe Pavarësi, Bacës sonë Adem Demaçit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vigani i Kombit, Adem Demaçi ishte, është dhe do të jetë frymëzimi ynë i përhershëm.

Sot isha i nderuar që në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të ndajë mirënjohjen për Familjen Madhështore të Simbolit të Qëndresës sonë Kombëtare për Liri dhe Pavarësi, Bacës sonë Adem Demaçit.

Familja Demaçi ishte e pamposhtur dhe i qëndroi fuqishëm betejës së nisur nga Baca Adem dhe bashkarisht rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare.