Zenun Elezaj po e bënë Gllarevën me kanalizim të ri

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj po vazhdon investimet në komunë, veçmas në infrastrukturë.

Sot, në fshatin Gllarevë, kanë nisur punët për kanalizimin e ri.
Konkretisht, ky investim po bëhet në Lagjen Veselaj, ku ka qenë një nga premtimet e Elezajt, që e ka mbajtur.
Ndryshe, Elezaj këtë të diel do të jetë në garë më Esat Racin, ku të dy kanë shkuar në balotazh.

Ai tashmë ka publikuar dhe programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.