Arrestohen tre persona në Malishevë, lëshuan në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar

Tre persona janë arrestuar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

H.Sh., 34-vjeçar, L.Q., 18-vjeçar dhe H.L., dyshohet se më datë 20 të muajit tetor kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar në një këmbimore.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në NJRHKEK në Gjakovë.