Qeveria Kurti shkarkon sekretarin e Këshillit të Sigurisë, Shpend Tërdevën

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Tërdeva është shkarkuar nga pozita që mbante deri sot.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar shfuqizimi i vendimit të qeverisë Hoti për emërimin e Tërdevës sekretar të KSHK-së nga shtatori i vitit 2020.

Kurti tha sot se procedura e rekrutimit në punë të Tërdevajt në pozitën e Sekretarit të KSK-së, ishte bërë duke shpërfillur procedurat.

Tërdeva në të kaluarën ka qenë zëvëndësministër i MAPL-së, si anëtar i LDK-së./