Ja nga janë të lënduarit që u aksidentuan sonte në Gllarevë

Klina Info para pak orësh ka raportuar për një aksident të rëndë në fshatin Gllarevë.

Si pasojë janë përplasur dy vetura, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje.

Klina.info mëson se 4 persona janë të lënduar. Një nga të lënduarit është nga Rixheva, 3 tê tjerë nga Gjakova (2 femra dhe një mashkull).

Një nga femrat është në gjendje më të rëndë