Kryetari Elezaj homazhe në 23 vjetorin e Masakrës së Poterqit të Epërm

Sot bëhen 23 vite nga masakra e Poterqit të Epërm, ku kriminelet serb vranë e masakruan shqiptarë të pambrojtur e të pafajshëm.

Me këtë rast kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, familjarë të të ndjerëve, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varreve të këtyre martirëve të lirisë.

Ky është postimi i tij:

Dhimbja jonë dhe e familjarëve bëhet edhe më e madhe kur e dimë që kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dënuar nga drejtësia.
Nderimi dhe përkujtimi i dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit është obligim i yni moral e institucional.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!