Vetura godet 4 vajza përballë mensës së studentëve, nuk dihet gjendja e tyre

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash përballë mensës së studentëve në Prishtinë, përkatësisht në afërsi të zyreve të LDK-së në Ulpianë.

Lexuesit eDemos të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se një makinë ka goditur katër vajza të reja.

Bëhet e ditur se Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes

Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të lënduarve.

.

SHARE