Policët në SHBA gjunjëzohen para protestuesve si kërkim-falje për vrasjen e George Floyd

Ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbajtur protesta në emër të George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga një polic, i cili pas arrestimit i vendosi këmbën në qafë duke i marrë frymën. 

Policia është bashkuar me protestuesit dhe madje janë gjunjëzuar si kërkimfalje. 

Gjesti i agjentëve të Kamden në Neë Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale. Ky shembull është ndjekur edhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti manifestuesit u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Mes turmës ishin të pranishëm dhe të gjunjëzuar edhe shumë agjentë policie./