Aksident në rrugën Gjakovë – Klinë, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Gjakovë – Klinë, në afërsi të fshatit Mrasor.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për KALLXO.com se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë” – ka thënë Elezaj.