Kurti shkon në këmbë në zyre: Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet

Kryeministri, Albin Kurti, edhe këtë të diel ka dalë në punë.

Bile sot nuk ka shfrytëzuar transport – por ka ecur në këmbë, kështu duke përçuar mesazh në ruajtje të ambienti.

Këtë e bëri të ditur vetë Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti.