Serbët përleshen mes vete në Zubin Potok

Një përplasje verbale ka ndodhur mes serbëve në Zubin Potok, gjatë shenjtërimit dhe vendosjes së pemës së Krishtlindjes.

Media lokale “Kossev” raporton se një grup serbësh kanë brohoritur kundër Listës Serbe dhe Petar Petkoviqit.

Ata i kanë akuzuar për tradhti dhe rrënim të sigurimit.

Gjatë incidentit, krerët e Listës Serbe e kanë rrethuar Petkoviqin dhe i kanë dëgjuar fyerjet pa reagim.

Në bazë videos, aty dëgjohen disa persona të pakënaqur me liderin e politikanët serbë.

“Sa po e çojmë Petkoviqin. Si nuk ju vjen turp nga Zoti të vini këtu. Tradhti, tradhtar. Kosova është zemra e Serbisë”, thonë ata

https://www.instagram.com/reel/CnFL7durq8H/?utm_source=ig_web_copy_link