Vdes edhe një grua nga koronavirusi në Kosovë

Në orët e hershme të mëngjesit, ka vdekur edhe një grua si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë,

Lajmin për vdekjen e ka kumtuar përmes një njoftimi në Facebook djali i saj, Gani Halilaj.

“Të nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra në ora 04:35 min iku në amshim nëna jonë pas një lufte me Covid 19”, ka shkruar ai.

Halilaj ka njoftuar miqtë dhe familjarët se ngushëllimet i pranon përmes mesazheve, Facebook-ut, ndërsa thotë se nuk e obligon askënd që të jetë fizikisht në varrim e as për ngushëllime për shkak të situatës me pandeminë.

Kujtojmë se kjo është viktima e 125-të nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar gjithsej 5 mijë e 472 raste pozitive me Covid-19, prej të cilëve 2 mijë e 640 janë shëruar, ndërsa edhe 2 mijë e 708 janë raste aktive./

SHARE