Vdes prokurori, ishte i prekur me COVID-19

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshin, i cili ishte i prekur me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Gjilani, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital”, tha shkurtimisht Xhemajli për KALLXO.com.

Ismet Ukshini ka qenë pjesë e Prokurorisë së Gjilanit.