Krimet Ekonomike po bastisin shtëpinë e Vali Corleones

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Gjilan.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një operacion i udhëhequr nga drejtoria e Prishtinës ka filluar bastisjen në një lokacion në këtë qytet.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur poashtu se bastistja po ndodhë në shtëpinë e Vali Corleones në lagjen Gavran të Gjilanit.

Vali Corleone viteve të fundit është ngarkuar me disa vepra penale, ndërsa së fundi ishte plagosur në këmbë nga e dashura e tij.

/Indeksonline