Mbi 1 mijë shoferë gjobiten në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 223 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 462 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 9 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 15 persona dhe 6 janë dërguar në mbajtje.