Pas masave të rrepta të qeverisë, qytetarët po organizojnë manifestim kundër krijimit të qeverisë së re

Masat e reja të qeverisë së Kosovës, të cilat ndaluan rreptësishtë lëvizjen e qytetareve të Kosovës, pritet të përfundojnë me 4 maj sipas.

E menjëherë në këtë ditë qytetarët po organizojnë manifestim kundër qeverisë së re në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këtë organizim po e bën faqja “10 Milion Shqiptarë” në Facebook të cilët bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen me 4 maj nga ora 14:00.

Njoftimi:

Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19), të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Duam zgjedhje dhe nuk e lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një Qeveri ligjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit te Kosovës. Mos e shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll !! Jemi lodhë krejt Kosova.

Prandaj shpërndaje edhe ti këtë event dhe të bëhemi sa më shumë që e kundërshtojmë këtë vjedhje të Republikës sonë.

SHARE