Akti human dhe njerëzor i familjes Hoti nga Jashanica e Klinës, e falë gjakun e djalit që ju vdiq në aksident

Mulla Xhevat Kryeziu po vazhdon të jetë ura lidhëse në mes shumë familjeve.

Ai sot ishte dëshmitar i një rasti human e shumë burrëror, ku dy familje ja shtrin dorën e pajtimit njëra – tjetrës.

Isni Hoti nga Jashanica e Epërme e Klinës ja fali gjakun e djalit Besartit, i cili vdiq në një aksident trafiku të shkaktuar nga Bahri Muja nga fshati Brezhnicë e Obiliqit.

Në fotografinë e siguruar nga Klina.info shihet Mulla Xhevat Kryeziu, Isni Hoti, Fitim Bojaj, Xhafer Hoti, Kadri e Mehmet Hoti./Klina info/