Ky është zyrtari policor i arrestuar në Gjakovë për ngacmim e dhunim

Gazeta Sinjali raportoi sot për ndalimin e një pjesëtari të Policisë, i cili ka rënë mbrëmë në prangat e Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet për dy vepra penale.

Burimet brenda Prokurroisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Gazetën Sinjali se polici i arrestuar është Enis Sefa

Sefa dyshohet se është arrestuar nën dyshimet për ngacmim dhe dhunim të një vajze të mitur.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Ndaj zyrtarit policor të dyshuar pritet të merren veprimet e nevojshme hetimore, brenda afatit ligjor.