Kurti në Vlorë, me këto fjalë uron shqiptarët për 28 Nëntor

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Vlorë në kuadër të Ditës së 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai uroi shqiptarët për pë 28-nëntorin duke thënë: Flamuri, Pavarësia, Bashkimi, Liria.

Ndryshe, ka nisur ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.

Po ashtu, të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Pjesë e ceremonisë është ngritja e Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut.

Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite.

Ishte Ismail Qemali bashkë me burra të tjerë të zotë që bënë të mundur shpalljen e Pavarësisë dhe shkëputjen e Shqipërisë nga ndikimi osman.