Qytetarët që kanë humbur valixhet e tyre, Aeroporti i Prishtinës del me një njoftim!

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’.

Apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 17 Nentor 2022 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 17 Nentor 2022, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në

numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: [email protected]