Vetura godet një nxënëse në fshatin Siqevë

Sot, rreth orës 13:00, një veturë e tipit Golf 4 ka goditur një nxënëse (vajzë) të klasës së 5-të, të shkollës “Ymer Berisha”, në fshatin Siqevë.

Klina info merr vesh se vajza ishte duke u kthyer në shtëpi, teksa vetura e goditi. Vetura ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Për fat të mirë ajo ka shpëtuar, vetëm ka pasur disa lëndime të lehta trupore. Policia gjithashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes./Klina info/