Kaq persona janë të pajisur me patentë-shofer në Kosovë

800 mijë e 572 persona janë të pajisur me patentë-shofer në tërë territorin e Kosovës.

Prej tyre, 566 mijë e 979 i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 233 mijë e 593 gjinisë femërore.

Kështu bëjnë të ditur për Indeksonline nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Mosha mesatare e gjinisë mashkullore është 41 vjet, ndërsa femërore 35 vjet.