Sulmuesi nga Klina shënon golin e fitores, dhe i dhuron tri pikët e para skuadrës kazake

Arb Manaj shënon golin e parë në Kazakistan. Sulmuesi nga Klina u huazua në fundin e muajit janar nga Drita te Zhenis Astana, skuadër së cilës i dhuroi sot fitoren e parë në kampionat.

Zhenis fitoi 1-0 duelin e javës së dytë përballë Shakhter Karagandy, me golin që u realizua nga Manaj në fundin e pjesës së parë.

25-vjeçari debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në qershorin e vitit 2020. Deri tani numëron tri ndeshje dhe një gol me dardanët.

Pjesa e Zhenis është bërë edhe Iljasa Zulfiu, 25-vjeçari shqiptar nga Lugina, i cili deri në janar ishte pjesë e Dukagjinit në Kosovë.

Njësoj si edhe Manaj, Zulfiu ia ka luajtur si titullarë të dy takimet e para të kampionatit kazak me Zhenis Astanën.