Kryetari Elezaj me mirënjohje e dhurata për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar

Përmes një postimi në rrjetin social FB kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Festën e 7 Marsit.
Ai ka kujtuar sakrificën e tyre në kohë të vështira, derisa në shenjë falënderimi bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija kanë ndarë mirënjohje dhe nga një orë për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar.
Ky është postimi i Elezajt:

URIME 7 MARSI, DITA E MËSUESIT!
7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë reflektimi e falënderimi ndaj të gjithë mësimdhënieve për kontributin, angazhimin e sakrificën e tyre në kohë të vështira, që nga hapja e Mësonjëtores së Korçës deri te sistemi “shtëpi-shkollë” në vitet 90-ta, kohë kur shkollat kishin mision çrrënjosjen e analfabetizmit por shërbyen edhe si qendra të edukimit patriotik.
Sot, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kemi ndarë mirënjohje dhe nga një orë për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij vitit dhe vitit të kaluar.
Po ashtu, në këtë ditë kemi marrë pjesë edhe në shënimin e ditës së shkollës “Xhafer Gashi” në Përçevë.
Urime dita e shkollës!
Urime 7 Marsi!
URIME!