Detaje nga zbulimi i bustit të Anton Çettës, në Klinë

Këshilli Organizativ: “Komuna e Klinës” me kryetar Zenun Elezaj, Asociacioni Forumi i Intelektulëve “Luigj Gurakuqi”, Klinë dhe Këshilli i Donatorëve nga Diaspora Zvicër,

përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se me datë 01.05.2021 (e shtunë), në orën 11:00, në shenjë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës, pranë sheshit “Nënë Tereza”, bëhet zbulimi i bustit të Prof. Anton Çettës.
Në njoftim thuhet se për shkak të situatës pandemike në vend, manifestimi organizohet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.