Vidhen para në “Moneygram” në Mitorvicë, arrestohet grabitësi

Një sasi e të hollave është vjedhur mbrëmjen e sotme ne “Moneygram” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana dhe ka bërë të ditur se grabitësi është arrestuar.

“Me informacionet që posedoj deri më tani tek i dyshuari është gjetur një sasi e të hollave dhe një armë lodër.” tha Pllana.

Tutje ajo deklaroi se nuk ka njohuri se sa është shuma e të hollave që është gjetur tek personi në fjalë.