Shpërblehet puna e mirë e kryetarit Elezaj, Klina përfiton 240 mijë euro grant për përformancë të mirë

Falë punës së mirë të qeverisjes komunale, Komuna e Klinës përfiton edhe 240 mijë euro grant

Dje, në një ceremoni solemne, Qeveria e Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim kanë bërë publikimin e rezultateve të arritura nga komunat përmes Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër.

Jam vërtetë i lumtur që, sikurse viteve tjera të mandatit tonë edhe këtë vit, Komuna e Klinës është njëra nga komunat përfituese të Grantit për Mjedis të Pastër, në vlerë prej 239 957 euro.

Falënderoj Qeverinë e Kosovës, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe GIZ-in për vlerësimin pozitiv, bashkëpunimin dhe mbështetjen që po i japin komunës së Klinës, ndërsa ne do të vazhdojmë punën e mirë për të rritur kujdesin ndaj mjedisit që na rrethon.

Një pjesë e mjeteve do të përdoren për pastrimin e deponive ilegale në fshatra dhe në ato hapësira do të ndërtohen parqe dhe fusha sportive.