​Rrahje masive në trafik, konfiskohen armë e thika

Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje në trafik, që kishin pasur dy prej tyre.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, në ora 13.30, njofton Policia e Kosovës.

Nga një i dyshuar është konfiskuar një revole ‘Zoraki’ me katër fishekë, ndërsa nga një i dyshuar tjetër një thikë.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.