Rashica iu drejtohet tifozëve të Kosovës, shpjegon situatën

Milot Rashica përmes një reagimi ka treguar pse e ka pasur të pamundur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, e në veçanti atë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rashica, njëjtë si Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani kanë qenë cak i disa sulmeve nga tifozët, për mungesën e tyre ndaj sfidës gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë, ku Kosova u mposht 2:1, duke humbur mundësinë e artë për një vend që dërgonte në Ligën e Kombeve.

Ylli i Werder Bremen, përmes një reagimi publik, ka treguar se shkaku i lëndimit të pësuar ndaj Moldavisë në shtator, ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Reagimi i Milot Rashicës, pa ndërhyrje:

Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin(Afer 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri.

Dhe përveq dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike per qka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.
Ndjeva obligim që ta bëjë ket sqarim pasi pash reagimin e njerzve.