Kosova sot përballet me Irlandën e Veriut

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Irlandën e Veriut, ndeshje kjo e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Ndeshja pritet të zhvillohet me fillim nga pra 18:00,

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës dje ka arritur në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.