KLINA SHËNOI 20 NËNTORIN, DITËN NDËRKOMEBTARE PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, sot në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, në sallën e Kuvendit Komunal ka pritur në takim nxënës të shkollave të Klinës, të cilët janë edhe anëtarë të Asamblesë së Fëmijëve të Komunës së Klinës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Elezaj theksoi se formimi i Asamblesë Komunale të Fëmijëve dhe takimi i sotëm në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve është shumë i rëndësishëm për adresimin e kërkesave të tyre në institucionet përkatëse.

Në këtë takim u diskutua për nevojat që kanë nxënësit në shkolla, për kompletimin e kabineteve, sallave sportive dhe kërkesat të ndryshme të tyre.
Kryetari Elezaj theksoi se të gjitha kërkesat do të trajtohen me kujdes dhe do të shikohet mundësia e realizimit të tyre. Ai, po ashtu, informoi nxënësit për projektet që janë planifikuar të realizohen në fushën e arsimit, me qëllim të përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkolla.

20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”.

Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.