Zenun Elezaj po e transformon Klinën, gjysmë milioni investime të reja

Kryetari Zenun Elezaj po vazhdon t’i mbajë premtimet e bëra.

Ai së fundmi ka njoftuar për ndryshimet e reja në Klinë, investime këto gjysmë milioni euro.

Ky është njoftimi:

Jam vërtetë i lumtur t`ju njoftoj se tashmë ka filluar puna për rregullimin e rrugës nga udhëkryqi Klinë-Pejë-Prishtinë, një nga premtimet e mia kryesore gjatë fushatës zgjedhore që po fillon së realizuari.

Fillimin e punimeve në këtë projekt që ka një vlerë prej 474 970 euro dhe është bashkëfinancuar nga komuna e Klinës dhe MAPL e kemi përcjellur sot bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, të cilin e kam falënderuar për mbështetjen.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm që do ta transformojë Klinën, duke e bërë më të bukur e më të sigurt, si për ngasësit e veturave, ashtu edhe për këmbësorët e çiklistet, sepse do të bëhet edhe rregullimi i trotuarit, shtegut të biçikletave, ndriçimit publik, gjelbërimit e po ashtu do të bëhet edhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore për ujësjellës, kabllo të rrymës dhe të internetit.
#Premtimimbajtur

SHARE