Rusët ia ngushtojnë lakun Ukrainës, e rrethojnë me ushtri (VIDEO)

Artileria por edhe numri i  trupave të Moskës po vazhdojnë të rritet përgjatë kufijve me Ukrainën.

Imazhet satelitore treguan  vendosjet e fundit të tyre në kampe me e pajisje të mëdha ushtarake.

Në anën tjetër edhe njësiti i artilerisë raketore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, zhvilluan stërvitje pranë kufirit me Krimen.

Ky trajnim sipas gjeneral-lejtnan,  Serhiy Naev  tregon gatishmërinë e Ushtrisë ukrainase për t’iu përgjigjur në kohë çdo agresioni.

Ndezja e kësaj lufte sipas presidenti rus Valdemir Putin po i konvenon Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje kreu i Kremlinit pohoi se Amerika konfliktin me Ukriainën po e përdor si pretekst për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë .

Këto  pretendime janë mohuar nga presidenti amerikan, Joe Biden i cili  dërgojë rreth 3,000 trupa ushtarake në Evropë këtë javë, për t’i dal në ndihmë ukrainaseve në rast se do të jetë e nevojshme.