Nesër ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi për viktimat e Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur 46 persona në mesin e të cilëve ishin edhe 12 fëmijë.

SHARE