Më 26, 27 dhe 28 nëntor 2019 Skenderaj mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” por edhe aktivitete të shumta kulturore e përkujtimore

Nën përkujdesjen e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari  më 26, 27 dhe 28 nëntor 2019 organizohet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” ediciomi i 15-të por edhe aktivitete të shumta kulturore e përkujtimore, sipas kësaj agjende:

Më 26 nëntor 2019, në orën 10:00 mbahet simoziumi  shkencorë “Folklori në Drenicë”, në Qendrën  e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Në të njejtin vend në orën 16:00 bëhët hapja zyrtare e natës së parë të Festivalit “Rapsodia Shqiptare”.

Më 27 nëntor 2019, në orën 16:00 mbahet nata e dytë e Festivalit “Rapsodia Shqiptare”, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj.

Më 28 nëntor 2019 në orën 9:20 bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar “Adem Jashari” në qendër të qytetit të Skenderajt.

Në orën 9:30 bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

Në orën 10:00 bëhen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Në orën 10:30 bëhen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë të Drenasit.

Në orën 11:00 në Qendrën e Kulturës në Drenas mbahet seancë solemne e komunave të zonës së Drenicës (Drenas e Skenderaj) me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), të Ismail Qemailit (1912), ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari 1955, daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997

Në orën 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas mbahët manifestimi qendror i zbulimit të shtatorëve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Në orën 16:00 mbahet nata finale e Festivalit “Rapsodia Shqiptare” në Qendrën  e Kulturës “Hasan Prishtina”  në Skenderaj.

SHARE