Reagim kundër vendimit të KQZ-së

Reagim kundër vendimit të KQZ-së

Vendimi i sotshëm skandaloz i KQZ-së është cenim i drejtëpërdrejtë në të drejtën tonë për të votuar.

Ky është një Apartheid që po ndodhë.

Mërgata është gati gjatë gjithë kohës duke punuar dhe nëse nuk mund të telefonojë në orare të punës atëherë i mohohet e drejta për të votuar. WTF.

Kjo metodë e apartaidit me asocion me metodat serbe që janë duke i zbatuar në Luginë të Preshevës.
Nëse nuk je aty, të shlyhet vendbanimi.
Njësoj edhe KQZ-ja, nëse nuk lajmërohesh në telefon- të mohohet e drejta themelore njerëzore për të votuar.

Kryesia e Fondacionit “Besa” bashkarisht me shumë shoqata shqiptare është duke e parë mundësinë e reagimit juridik kundër këtij vendimi.

Ftojmë avokatët më të mirë në Kosovë të na kontaktojnë.

Ndryshimet që do të ndodhin nuk ka qenie njerëzore që mundet me i ndalë, sepse mërgata e ka edhe mundësinë e udhëtimit rrugor dhe ajror.

Apelojmë tek të gjitha shoqatat ne mërgatë për një organizim të përbashkët kundër këtij vendimi segregativ.

Vendlindja thërret tash përnjëmend për një rilindje dhe Kosovë që duam.