Ndodh në Kosovë: Lojtari prezantohet në dy skuadra brenda dy javëve

Skuadrat kosovare kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Ato po prezantojnë lojtar dhe transferime të reja me shumë bujë duke premtuar më mirë për sezonin e ardhshëm.

Por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me futbollistin Gentrit Bislimi.

Dy javë më parë ai u prezantua te skuadra nga Lipjani, Ulpiana derisa sot është prezantuar te Malisheva.

Nuk dihet nëse do të ketë edhe ndonjë skuadër fatin ta prezantoj por Bislimi duket se do të luaj te ndonjëra skuadër e Ligës së Parë. /