I arrestuari në aksionin ku u vra grabitësi ka të kaluar kriminale, njihet për arratisjet spektakolare nga burgjet e Kosovës

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se gjatë aksionit është arrestuar edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.

Personi i arrestuar sipas burimeve të Gazetës Sinjali është Bujar Basha.

Ky i fundit është emër i njohur për organet e rendit. Ai ka ikur në mënyrë spektakolare nga Burgu i Dubravës para rreth 10 vjetësh.

I njëjti po ashtu ka qenë i dënuar me 14 vjet burgim.

Gazeta Sinjali.